Site icon Telegrafi

Majk falënderon Zotin për të arriturat e tij

Foto: Majk/Instagram

Reperi i Babastars, Majk, ka gëzuar një periudhë të suksesshme të karrierësnë tri vitet e fundit.

Hit pas hiti, ai realizoi turne të suksesshme duke mbledhur publikun gjithandej në trojet shqiptare.

Krejt kjo pasi ndryshoi stilin e këndimit, që u mirëprit nga publiku, e edhe nga vet reperi, i cili ka shijuar një ngritje në karrierë, sidomos në aspektin financiar.

Si një adhurues i veturave, Majk së fundmi ka treguar preferencën e tij për një veturë Porsche, teksa për këtë falënderoi Zotin.

“Në moshën 17 vjeçare doja gjithçka që ishte për t’u blerë, në moshën 28 vjeçare i kam blerë të gjitha që kam pasur dëshirë”, u shpreh Majk, u në postimin vijues falënderoi Zotin për suksesin.

Reperi vazhdon me performancat e tij pasi vetëm ditë më parë performoi me Cozmanin në Zone.

Majk, adhurues i veturave të shtrenjta

Majk pritet që të publikojë shumë shpejt projekt të ri muzikor, gjithnjë sipas paralajmërimeve të fundit nga ‘labeli’ Babastars. /Telegrafi/

Exit mobile version