Telegrafi

Majk e nis ditën me një falënderim ndaj Zotit

Reperi i njohur Majk vazhdon të jetë një ndër emrat më të përfolur në estradë.

Së fundmi, ai lansoi bashkëpunimin me Capital T, këngën “Pasha jetën”, e cila u prit mirë nga publiku dhe në vetëm 24 orë, ka arritur të grumbullojë një milion klikime.

Ai është shumë aktiv edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme e tij.

Sot (e shtunë), ai e ka nisur ditën me një fotografi të realizuar në kryeqytet, të cilën e ka publikuar në InstaStory.

Në mbishkrimin e fotografisë, reperi ka shkruar se një ditë e mirë ka filluar që në mëngjes, dhe për këtë ka falënderuar Zotin.

“Dita e mirë shihet në mëngjes pasha jetën. Faleminderit Zot për një ditë tjetër” (sic.), janë fjalët e Majk në fotografinë e publikuar. /Telegrafi/