Telegrafi

Majk dhe Onat publikojnë këngën e re “Thirri dajt”

Foto: YouTube

Dy reperët e njohur, Onat dhe Majk, të cilët njihen si TDS kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Thirri dajt” titullohet kënga e tyre më e re, e cila është ritmike dhe hip-hop.

Kënga është punuar në “Room6audio”, ndërsa për beat-in e saj është kujdesur rap-artisti, Rrzon.

Majk (Foto: BABASTARSchannel/YouTube)

Për vargjet e tekstit janë kujdesur vetë reperët, duke shkruar secilin pjesën e vet.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kënga është publikuar edhe me klip, i cili i është besuar produksionit “Supercut Studio”.

Majk (Foto: BABASTARSchannel/YouTube)

Dyshja kanë qenë mjaft të angazhuar gjatë këtij viti me projekte të shumta muzikore, të cilat janë pritur mirë nga publiku.

Ndërkohë, TDS vazhdojnë të jenë aktivë edhe në programet festive për fundvit. /Telegrafi/