Site icon Telegrafi

Majk dhe Onat po vijnë bashkë me këngë të re

Grupi TDS duket se po i rikthehet skenës.

Së paku kështu mund të kuptohet nga bashkëpunimi i ri nga dyshja, Majk dhe Onat.

Të dy kanë pëfunduar këngën e re dhe madje kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit.

Projekti pritet të lansohet javën në vijim dhe është projekti përmbyllës i tyre për vitin 2018.

Dyshja pritet që të punojnë më shumë së bashku në kuadër të Babastars, duke ditur edhe miqësinë e vjetër jo vetëm muzikore, por edhe personale.

Majk nuk është ndalur me lansime të këngëve, pasi vetëm pak kohë më parë publikoi projektin “Qikita”.

Në anën tjetër Onat mori pjesë në festivalin “Kënga Magjike”.

/Telegrafi/

Exit mobile version