Telegrafi

Majk dhe Onat ndryshuan pamje për klipin e ri

Onat dhe Majk (Foto:Instagram/onatofficial)

Dyshja e njohur e Babastars, Majk dhe Onat, janë duke ardhur me një projekt të ri muzikor. 

Ata ditë më parë kanë ndryshuar stilin e flokëve, dhe ky ndryshim i tyre pritet të prezantohet në klipin e ri të reperëve. Është Onati, ai i cili ka hedhur një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, gjersa paralajmëron edhe projektin e ri.

“Së shpejti”, është përshkrimi që ia ka vënë imazhit të publikuar në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Majk

Dy reperët janë transformuar në pamje duke u shndërruar në biondë, ndërsa shumë shpejt do të publikojnë këngën e re.

Kjo këngë do të jetë në mesin e shumë realizimeve të suksesshme të dyshes, pasi që tash e një kohë ata janë në të njëjtin label.

“Thirri Dajt” është bashkëpunimi i fundit i këtyre artistëve, këngë kjo që ka marrë mbi tre milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/