Reperi i njohur Majk dhe ish-e dashura e tij Majlinda Zeka, duket se kanë lënë prapa të gjitha ngatërresat, për tu bërë bashkë herë pas here për lumturinë e të voglit Roan.
Së fundmi, duket se ata kanë dalë së bashku për të bërë blerje në dyqan për Roan e vogël.
Ka qenë reperi Majk, ai i cili ka publikuar në InstaStory disa video, ku shfaq Roanin teksa bën blerje, ndërkohë që pranë tij shihet edhe një femër që mendohej të ishte Majlinda.
Dhe në fakt, doli të ishte pikërisht ajo!
Ishte pikërisht një fotografi tjetër e hedhur më vonë nga Majlinda në Instagram, ku shfaqej pikërisht me të njëjtën veshje si femra në videon e Majkit, çka e vërteton që ishte ajo që kishte bërë blerje bashkë me të.
Duket se Roani ka ‘bashkuar’ tashmë prindërit, të cilët kohëve të fundit nuk ruanin marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin. /Telegrafi/
Videoja e publikuar nga Majk në Instagram Story:
Fotografia e publikuar më pas nga Majlinda në Instagram: