Site icon Telegrafi

Majk dhe Ghetto Geasy vijnë me “Paris Milano”

Reperët e njohur Majk dhe Ghetto Geasy kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor.

“Paris Milano” mban titullin kënga e tyre më e re, e cila është punuar nga vet dyshja, gjersa për “beat”-in është kujdesur RzonMusic.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Teksti i këngës është shkruar gjithashtu nga vet dyshja në fjalë, të cilët gjithmonë tekstet i shkruajnë vet.

Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip, i cili është mjaft veror dhe i përshtatet këngës.

Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit Imagine Films.

Ky është bashkëpunimi i tretë i reperëve në fjalë, pas dy super hiteve “Ajo” dhe “S’jena mo”.

Reperët shpresojnë që të njëjtin sukses të këngëve të para, ta përsëritin edhe në bashkëpunimin e tyre të tretë. /Telegrafi/

Exit mobile version