Telegrafi

Majk dhe Bardhi në fundjavë publikojnë duetin “Përgjithmonë”

(Foto: Screenshot/SBS Entertainment)

Yjet e skenës shqiptare të muzikës, Majk dhe Bardhi, janë në përgatitje të realizimit të ri muzikor.

Përmes profileve respektive në Instagram, dy këngëtarët kanë njoftuar se kënga e re do të publikohet në fundjavë.

“Përgjithmonë” është titulli i duetit të radhës nga dyshja që lansohet të dielën në orën 18:00.

Kastriot Rexha dhe Bardhyl Idrizi kanë bashkëpunuar edhe më herët gjatë këtij viti.

Në muajin qershor ata e publikuan videoklipin e këngës “Ama”, i cili numëron mbi 15 milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/