Site icon Telegrafi

Majk dhe Bardhi lansojnë një pjesë nga kënga e re “Përgjithmonë”

Artistët e njohur, Majk dhe Bardhi, janë bërë gati për bashkëpunimin e tyre të radhës.

Dyshja e famshme e estradës tanimë kanë njoftuar fansat se dueti i tyre “Përgjithmonë” do të lansohet të dielën.

E pak para publikimit, ata kanë shpërndarë edhe një pjesë për të treguar pak nga ajo se si duket klipi i tyre.

Foto: Instagram

“Majk x Bardhi – Përgjithmonë. E diel, ora 18:00”, ka shkruar reperi nga Kumanova në një postim të publikuar në Instagram.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Të njëjtit kanë bashkë edhe një këngë tjetër që e sollën për publikun në muajin qershor.

Foto: Instagram

“Ama” u prit jashtëzakonisht mirë dhe vetëm për një kohë ka kaluar shifrën e 15 milionë klikimeve në YouTube.

Të njëjtit sivjet mes tjerash kanë qenë shumë të angazhuar edhe me koncerte. /Telegrafi/

Exit mobile version