Site icon Telegrafi

Majk dedikim ish-të dashurës: Zemër nuk ka kthim prapa, rrugët tona janë të ndara

Foto: Majk/Instagram

Reperi i njohur Majk vazhdon të jetë një prej reperëve më aktivë në estradë.

Ai është çdo herë i pranishëm në tregun muzikor me projekte muzikore, ndërsa nuk mungon edhe në koncerte e mbrëmje të shumta muzikore.

Majk është shumë i ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.

Së fundmi, Majk ka publikuar në InstaStory disa shkrime, të cilat duken si dedikim për ish-të dashurën e tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Zemër nuk ka kthim prapa, rrugët tona janë të ndara”, janë disa nga fjalët e reperit, të cilat ai i ka shkruar me satirë duke përmendur faktin se është situatë e ngjashme me këmbët e ndara të Vandamit.

Foto: Majk/Instagram

Majk është i njohur për lidhjet e tij të dashurisë me disa femra, pavarësisht se nuk është deklaruar asnjëherë në media rreth jetës së tij private.

Reperi po ashtu ka një djalë me Majlinda Zekën, të pagëzuar me emrin Roan. /Telegrafi/

Exit mobile version