Reperi shqiptar, Majk, është duke shijuar suksesin e projektit të fundit.
Ylli i skenës shqiptare me këngën ritmike ka arritur mbi një milion klikime në pak ditë të publikimit.
Reperi këngën e realizoi në muzikë të Rzon dhe në videoklip nga Imagine Films.
Tashmë reperi ka filluar xhirimet në projektin e ri.
Por, ai së fundmi ishte edhe i angazhuar në aktivitete bamirëse me persona me aftësi të veçanta.
Kësaj i shtohen edhe polemikat në rrjetet sociale me ish të dashurën, Majlinda Zekën.
/Telegrafi/