Telegrafi

Majk afro gjysmë milioni për 12 orë me “Katile” (Video)

Projekti i ri i këngëtarit të Babastars, Majk, është pritur tejet mirë nga publiku.

Ky projekt i punuar në muzikë nga Duja dhe në klip nga Entermedia tashmë është pranuar shumë mirë nga publiku.

Bëhet fjalë për një hit veror në bërje e sipër, pasi tashmë kanali zyrtar i Babastars ka të procesuara afro gjysmë milioni klikim, edhe pse aktualisht vetëm 400 mijë shfaqen publikisht në video.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Babastars

Si do që të jetë, kënga po shkon drejt një rekordi me një milion klikime për 24 orë.

“Katile” e Majkut po duket të jetë shumë e mirë për të dhe jo një katile. /Telegrafi/