Portieri i Milanit, Mike Maignan, e ka treguar dorën e operuar pas ndërhyrjes kirurgjike që do ta mbajë jashtë loje për 10 jave.
Francezi është operuar për të korrigjuar një ligament të dëmtuar në nyjën e dorës së majtë, si dhe një problem vaskular pranë ashtit skifoid.
Ai duhet ta mbajë allçinë për gjashtë javë dhe pastaj do të nisë procesin e rehabilitimit duke shpresuar që të kthehet në fushë pas dy muaj e gjysmë.
Maignan e ka postuar një imazh nga spitali këtë mbrëmje (e mërkurë) me një mesazh për tifozët të shkruar në frëngjisht dhe italisht.
“Krahu im i djathtë është goditur, por rikthimi im në ajër do të jetë frikësues. Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe mbështetjen tuaj, së bashku jemi më të fortë”, ka shkruar portieri.
Milani e ka transferuar portierin 38 vjeçar Antonio Mirante si lojtar të lirë deri në fund të sezonit. /Telegrafi/