Site icon Telegrafi

“Maicon vinte i dehur në stërvitje te Interi, Mourinho rregulloi gjithçka”

Një ish-lojtar i Interit pohon se mbrojtësi i njohur brazilian, Maicon vinte i dehur shpesh në stërvitjet e së hënës, duke detyruar Jose Mourinhon të transferojë stërvitjen në orarin e mbrëmjes.

Ianis Zicu luajti për Interin në mes të viteve 2004 dhe 2010, edhe pse sulmuesi rumun kurrë nuk bëri një paraqitje në ekipin e parë për Nerazzurët.

Megjithatë, sulmuesi rumun ka treguar një prapaskenë interesante në kohën sa kryente stërvitje me Interin e Mourinhos.

Lexo po ashtu Ky është formacioni më i mirë i kombinuar i Interit me lojtarët jug-amerikan (Foto)

“Në Inter, Mourinho kishte një lojtar që ishte shpesh i dehur të hënën, ishte Maicon”, ka thënë fillimisht Zicu për Digi Sport.

“Mourinho i thirri futbollistët së bashku dhe i pyeti ata, ‘si mund ta gjejmë një zgjidhje për Maicon në pozitë?’”

Maicon me trofeun e Ligës së Kampionëve të fituar në vitin 2010 me Interin

“Pas kësaj, ai vendosi të lëvizë seancën stërvitore në mbrëmje. Dhe kështu shkoi”.

“Ata nuk u stërviten në mëngjes, por ata bënë stërvitje në mbrëmje në mënyrë që Maicon të ‘kthjellej’ për t’u trajnuar”.

“Këto situata mund të ndodhin në një ekip dhe ekipi duhet të marrë një vendim”, përfundoi sulmuesi rumun. /Telegrafi/

Exit mobile version