Site icon Telegrafi

Mahrez paralajmëron largimin nga City dhe tregon dy skuadrat e mëdha ku mund të luaj

Riyad Mahrez mund të largohet nga skuadra e tij aktuale Manchester City para fundit të kontratës.

Sulmuesi algjerian është pjesë e skuadrës angleze që nga vera e vitit 2018, teksa ka lënë të kuptohet se dëshiron të rikthehet në Ligue 1.

Mahrez është pjesë e futbollit anglez që nga viti 2014, ku fillimisht u aktivizua me Leicesterin e pastaj edhe te City.

Gjithsesi në një intervistë të dhënë, ai ka lënë të kuptohet se dëshiron të luaj për njërën nga skuadrat franceze PSG ose Olympique Marseille.

“Lidhur me një kalim te PSG, për momentin nuk është i rëndësishëm pasi unë jam mirë te City dhe kam kontratë, por Parisi është qyteti im. Unë kam lindur dhe jam rritur në Paris dhe të ardhmes nuk i dihet ndoshta mund të luaj aty”, tha Mahrez.

Gjithsesi anësori algjerian ka zbuluar se ishte afër kalimit te Marseille disa sezone më parë dhe se nuk ia mbyll dyert kësaj skuadre të madhe franceze.

“Kam pasur mundësi të shkoj në Marseille në vitin 2015 dhe akoma mund të luaj tek ajo skuadër. Nuk mund të thoni asgjë për të ardhmen, pasi nuk i dihet. Unë personalisht nuk e mbylli asnjë derë”.

“Të ardhmen mendoj të rikthehem në Ligue 1 dhe PSG e Marseille janë klubet ku mund të luaj”, ka deklaruar Mahrez.

Kujtojmë që lojtari algjerian karrierën e ka nisur tek skuadra e vogël Quimper, teksa ka bërë karrierë edhe te Le Havre. /Telegrafi/

Exit mobile version