Telegrafi

Mahrez mund të kalojë te Barcelona

Barcelona po shqyrton mundësinë e transferimit të yllit të Manchester Cityt, Riyad Mahrez.

Diario Sport raporton se katalanasit janë të interesuar për algjerianin dhe mund të materializojnë një transferim.

The Guardian insiston në anën tjetër se Mahrez ka vendosur të largohet nga Premier Liga dhe favorit aktualisht është Barcelona.

Barca pëlqen Mahrezin dhe shpejtësinë që ai ka në krah, duke besuar se ai mund të adaptohet me ekipni krahas një marrëveshje financiare e cila nuk do të ishte problematike.

Maherz ka vuajtur këtë sezon duke shënuar vetëm pesë gola në të gjitha garat.

Ai realizoi sezonin e kaluar plot 17 gola. /Telegrafi/