Verën e vitit të shkuar, Manchester City shpenzoi plot 61 milionë funte (70.5 milionë euro) për të siguruar shërbimet e Riyad Mahrez nga Leiceter City.
Kur ka kaluar gati një vit nga ajo kohë, bilanci nuk është pozitiv për algjerianin, i cili nuk ka gjetur shumë hapësira nën drejtimin e Pep Guardiolas.
Sipas raportimeve nga mediat angleze, lojtari nuk është i lumtur dhe ka kërkuar largimin. Mahrez ka luajtur në vetëm 13 takime si titullar në Ligën Premier.
Ndërkohë, nga ana tjetër, Manchester City ka shpenzuar një shumë të madhe për ta marrë algjerianin dhe zor se mund ta lërë të largohet lehtë.
Kampioni anglez mund ta lejojë largimin e tij vetëm në rast të ndonjë oferte të përafërt me atë që ka shpenzuar klubi.