Site icon Telegrafi

Mahrez me fanellë të Barcës, shtohen spekulimet (Foto)

Njëri nga lojtarët në formë në Ligën Premier, Riyad Mahrez, është duke u lidhur me klubet e mëdha evropiane.

Pavarësisht se si do të përfundojë sezoni për Leicester Cityn, gjasat janë të mëdha që ai të largohet gjatë afatit kalimtar veror.

Destinacioni më i mundshëm është Barcelona, pasi katalunasit e kërkojnë me ngulm 25-vjeçarin.

Njëherësh edhe vet lojtarit do t’i pëlqente që të luajë me yje të tillë, si Lionel Messi, Neymar e Luis Suarez.

Publikimi i një fotografie, në të cilën ai e ka të veshur fanellën e Barcelonës, i ka shtuar akoma më shumë spekulimet se mesfushori nga sezoni i ardhshëm do të luajë në Camp Nou. /Telegrafi/

Exit mobile version