Telegrafi

Mahmut Ferati dhe ‘Arifhikmeti’ publikojnë bashkëpunimin e ri “Mindili”

Është publikuar një ndër bashkëpunimet në interesante dhe të papritura në estradë.

Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur të muzikës popullore, Mahmut Feratin, i cili ka sjell së fundmi një bashkëpunim me MC Lifin, i njohur ndryshe për publikun si ‘Arifhikmeti’ i serialit “O Sa Mirë”.

Kënga është një lloj parodie, e miksuar në stilin popullore, dhe është punuar nga Big Deal Records.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ndërkohë, tekstin e ri-përpunuar e ka shkruar Milaim Islami.

Klipi i këngës është realizuar në Kosovë nga EMF Creative, gjersa sjell skena interesante të ‘Arifhikmetit’, i cili është një aktor mjaft i pëlqyer për skeçet dhe paroditë e tij. /Telegrafi/