Telegrafi

Mahershala Ali fiton çmimin Oscar për rol dytësor

Mahershala Ali, aktori më i mirë në rol dytësor (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Mahershala Ali është shpallur aktori më i mirë në rol dytësor në ‘Academy Awards 2019’, falë performancës së tij në filmin “Green Book”.

Ky është çmimi i dytë Oscar për 45-vjeçarin për të njëjtën kategori, pas suksesit me filmin e vitit 2016, “Moonlight”.

Mahershala Ali, aktori më i mirë në rol dytësor (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Të gjithë të nominuarit në kategorinë e aktorit më të mirë në rol dytësor:

Mahershala Ali, Green Book

Adam Driver, BlackkKlansman

Sam Elliot, A Star is Born

Richard E Grant, Can You Ever Forgive Me

Sam Rockwell, Vice

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Oscars

John Ottman fitoi Oscar për editimin filmik për “Bohemian Rhapsody” që është film biografik për “Queen” dhe Freddie Mercury, ndërsa më poshtë janë të gjithë konkurrentët në këtë kategori:

BlackkKlansman (Bary Alexander Brown)

Bohemian Rhapsody (John Ottman)

The Favourite (Yorgos Mavropsaridis)

Green Book (Patrick J. Don Vito)

Vice (Hank Corwin)

Filmi më i mirë i animuar u shpall “Spider-Man: Into the Spider-verse”, ndërsa më poshtë janë të gjithë filmat e nominuar në këtë kategori:

Incredibles 2

Isle of Dogs

Mirai

Ralph Breaks the Internet

Spider-Man: Into the Spider-verse

“Bao” u shpall filmi i shkurtër i animuar më i mirë, ndërsa më poshtë janë të gjithë konkurrentët në këtë kategori:

Animal Behaviour

Bao

Late Afternoon

One Small Step

Weekends

Çmimin Oscar për filmin e shkurtër dokumentar e fitoi “Period. End of Sentence.”, ndërsa këto ishin nominimet:

Black Sheep

End Game

Lifeboat

A Night at the Garden

Period. End of Sentence.

Paul Lambert, Ian Hunter, Tristan Myles dhe J.D. Schwalm fituan çmimin Oscar për efektet vizuale në filmin “First Man”, kurse konkurrentët ishin:

Avengers: Infinity War (Dan DeLeeuw, Kelly Port, Russell Earl dhe Dan Sudick)

Christopher Robin (Christopher Lawrence, Michael Eames, Theo Jones dhe Chris Corbould)

First Man (Paul Lambert, Ian Hunter, Tristan Myles dhe J.D. Schwalm)

Ready Player One (Roger Guyett, Grady Cofer, Matthew E. Butler dhe DAvid Shirk)

Solo: A Star Wars Story (Rob Bredow, Patrick Tubach, Neal Scanlan dhe Dominic Tuohy)

/Telegrafi/