Telegrafi

#MaguireOut – bëhet virale thirrja e tifozëve të United ndaj anglezit, pas gabimeve në derbin me Liverpoolin

Tifozët e tërbuar të Manchester United kanë bërë që #MaguireOut të bëhet trend në Twitter pas paraqitjes së dobët të Harry Maguire kundër Liverpoolit.

Djajtë e Kuq u mundën 4-0 në Anfield të martën mbrëma në një tjetër përplasje kundër skuadrës së Jurgen Klopp, pas humbjes 5-0 në Old Trafford në tetor.

Edhe pse i gjithë ekipi luajti keq, Maguire ishte pjesërisht fajtor për dy nga katër golat e Liverpoolit dhe u kritikua pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Tallen dhe e vërshëllejnë pothuajse në çdo ndeshjes – Maguire ka përgjigje përfekte për kritikuesit e tij

Qendërmbrojtësi u kap keq nga pozicioni për golin e parë të realizuar nga Luis Diaz pas vetëm pesë minutash, gjë që hapi edhe më shumë lojën.

Maguire shkoi për të bërë presion mbi Sadio Mane pothuajse në gjysmë të vijës, duke lejuar Trent Alexander-Arnold dhe Salah të kalonin pothuajse të pamarkuar përpara se egjiptiani të shënonte.

Salah dyfishoi epërsinë në mes të pjesës së parë, përpara se senegalezi të realizonte golin e tretë.

Maguire më pas e drejtoi gabim një tentativë për pasim te Hannibal Mejbri, duke i lejuar nikoqirët të rifitonin posedimin. Ai kishte kohë të mjaftueshme dhe një rrugë të pastër pasimi për të gjetur mesfushorin Mejbri, por e preu tentativën e ndërrimit të fushës, duke lejuar Andy Robertson të fitonte topin – 12 sekonda më vonë topi ishte në rrjetë.

Megjithatë, disa tifozë në Twitter u hodhën në mbrojtje të 29-vjeçarit, duke këmbëngulur se lojtarët e tjerë ishin gjithashtu fajtorë dhe se Maguire i keqtrajtuar shpesh bëhet një ‘kurban’ për dështimet kolektive.

Njëri tha: “Pse po përpiqeni ta bëni atë një kurban këtu?? Ai me sa duket duhej të bënte presion te Mane atje sepse mesfusha e United ishte inekzistente, por duke qenë se është Maguire natyrisht le ta fajësojmë atë”.

Një tjetër shtoi: “Pozicionimi i Maguires në golin e parë të Liverpoolit nuk ishte problemi i vetëm, i gjithë ekipi i Man United ishte shumë i çorganizuar në fushë dhe nuk performoi seriozisht”.

Një i tretë postoi: ‘Sa herë që diçka shkon keq, ju djem fajësoni Maguiren. Ai nuk e kërkon këtë në këtë moment. Tregojini atij se sa kujdeseni dhe sa dëshironi që ai të ketë sukses. Manchester United tashmë është duke luftuar”.

Ndërsa një tjetër vazhdoi: “Nuk është faji i Maguire. Matic dhe Pogba janë shumë larg pozicionit, kështu që Maguire duhet të dalë nga pozicioni për të mbyllur Manen. Nuk do të fajësoni Pogban apo Matic, nuk do t’ju merrte aq shumë pëlqime”.

Maguire në vazhdimësi po kritikohet nga tifozët e United, por ai u ka bërë me dije se po të ishte aq i dobët, nuk do të startonte në çdo ndeshje. /Telegrafi/