Telegrafi

Maguire zbulon pse nuk ekzekutoi një penallti kundër Arsenalit – kishte të bënte me një incident në vitin 2020

Harry Maguire nuk gjuajti asnjë penallti gjatë kundër Arsenalit për të shmangur një përsëritje të finales së Euro 2020.

Pas ndeshjes, mbrojtësi anglez u pyet në rrjetet sociale se pse nuk ekzekutoi një gjuajtje nga pika e bardhë, ndërsa përgjigja e tij ishte me humor.

“Nuk doja të thyente kamerën”, ishte përgjigja e shkurtër e Maguires.

Lexo po ashtu Erik ten Hag i dërgon paralajmërim Maguires për të ardhmen te Man United

Ai e kishte fjalën për penalltinë që realizoi për Anglinë ndaj Italisë dy vite më parë. Maguire e gjuajti atë përtej Gianluigi Donnarumma, duke e dërguar topin në këndin e sipërm të djathtë për të goditur kamerën afër portës.

Lojtari hyri si zëvendësues në pjesën e parë me Man United tashmë dy gola në epërsi. Ndeshja shkoi në penallti pavarësisht fitores së United.

Casemiro, Diogo Dalot, Lindelof, Marcus Rashford dhe Christian Eriksen të gjithë arritën të shënoni, ndërsa Fabio Vieira dështoi për Topçinjtë. /Telegrafi/