Harry Maguire thuhet se ka refuzuar një ofertë të lartë nga Manchester City vetëm për t’iu bashkuar rivalëve të tyre, Manchester Unitedit.
Qendërmbrojtësi anglez u bë mbrojtësi më i shtrenjtë ndonjëherë kur u bashkua me Djajtë e Kuq nga Leicester City.
Megjithatë, Maguire mund të bëhej edhe njëri nga lojtarët më të paguar në Angli, por edhe në botë nëse nuk do zgjidhte Unitedin.
Sipas mediumit anglez Daily Star, anglezi refuzoi një kontratë të madhe nga City në mënyrë që të bashkohej me Unitedin.
Ai mund të kishte fituar rreth 100 mijë funte më shumë në javë, nëse ai të bashkohej me rivalët e tyre lokal.
Kjo pasi City thuhet se i kishte ofruar një pagë rreth 278 mijë funtesh në javë. /Telegrafi/