Site icon Telegrafi

Maguire prodhoi ‘huqjen e vitit’ ndaj Milanit, goditi shtyllën nga më pak se një metër

Kapiteni i Manchester Unitedit, Harry Maguire, prodhoi një nga huqjet më të jashtëzakonshme të sezonit nga një distancë prej një metër kundër Milanit.

Djajtë e Kuq luajtën baras 1-1 ndaj Rossonerëve në kuadër të ndeshjes së parë të fazës së 1/8-tës në Ligën e Evropës.

Golat në këtë ndeshje mes dy rivalëve klasik u shënuan nga Amad Diallo (50’) dhe Simon Kjaer (90+) për mysafirët.

Lexo po ashtu Manchester United e Milan ndahen në paqe, në San Siro vendoset çerekfinalisti

Megjithatë, Unitedi mund të gjente epërsinë më herët dhe të shkonte në pushim mes pjesëve me qetësi.

Ishte kapiteni Maguire, i cili tregoi se është një mbrojtës kur humbi një rast ideal nga rreth një metër.

Anglezi dështoi ta dërgojë topin në portën e zbrazët, ndërsa goditja e tij u ndal vetëm nga shtylla duke prodhuar ‘huqjen e vitit’.

Ky rast i humbur i Maguire ka krijuar pompozitet të madh në rrjetet sociale. /Telegrafi/

https://twitter.com/UNITEDEXTRA_/status/1370082782207225866


Exit mobile version