Harry Maguire ka munguar sot (e hënë) në stërvitjet e Leicester Cityt, derisa vazhdon të lidhet me një kalim te Manchester United në këtë afat.
Sipas talkSport, mbrojtësi anglez ka munguar në seancën stërvitore, ndërsa ‘Dhelprat’ po kërkojnë 90 milionë euro nga shitja e tij.
Ole Gunnar Solskjaer e ka bërë prioritet transferimin e 26-vjeçarit, por dy klubet ende nuk kanë arritur marrëveshje rreth shumës së transferimit.
Maguire ka kontratë edhe për katër vite me Leciesterin, gjersa këta të fundit nuk janë nën preson që ta shesin lojtarin në këtë afat kalimtar.
Djajtë e Kuq kanë ofruar fillimisht 65 milionë euro, mirëpo u refuzua nga rivali i Ligës Premier, për ta rritur më pas në 70 milionë euro.
Ende nuk dihet qartë se përse mbrojtësi anglez mungojë në stërvitjet e Leiceterit, por besohet se ai është me grip. /Telegrafi/