Site icon Telegrafi

Maguire mund të largohet nga Man Utd në janar, tre klube të Ligës Premier janë të interesuara

Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire, thuhet se mund të largohet nga klubi në afatin kalimtar të janarit.

Lajmi vjen vetëm disa ditë pasi qendërmbrojtësi anglez u përfshi në skuadrën e Anglisë nga Gareth Southgate për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Ka qenë një kohë e vështirë për Maguire në muajt e fundit pasi ai është lënë jashtë fushës nga Lisandro Martinez dhe Raphael Varane.

Sipas gazetarit italian Rudy Galetti, Maguires i është thënë nga klubi se mund të largohet në janar.

Megjithatë, ofertat për mbrojtësin angleze nuk mungojnë dhe janë tri që vijnë nga Liga Premier.

Ish-klubi i tij, Leicester City dhe dy skuadra të tjera të paidentifikuara në Ligës Premier thuhet se janë të interesuara për nënshkrimin e mbrojtësit të United.

Maguire aktualisht është nën kontratë me United deri në vitin 2025, por raporti thotë se Djajtë e Kuq mund të jenë të gatshëm të shesin qendërmbrojtësin për 30 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version