Mbrojtësi i Leicester Cityt, Harry Maguire ka thënë se lojtarët nuk mbajnë asnjë inat apo ndonjë grindje kundër shokut të tyre të skuadrës, Riyad Mahrez.
Mahrez humbi ndeshjen në barazimin me Swansean pasi nuk shkoi në trajnim në prag të transferimit të tij të dështuar në Manchester City.
Pas kësaj mungese, klubi anglez vendosi ta dënojë me para lojtarin, teksa mediat raportuan se edhe bashkëlojtarët janë të irrituar me gjestin e tij.
Por, mbrojtësi Maguire është i bindur se nuk ka inate ndaj Mahrez pavarësisht dëshirës së tij për t’u bashkuar me Manchester Cityn.
“Djelmoshat do ta mirëpresin Riyadin dhe ai është padyshim një nga lojtarët tanë më të mirë”, ka thënë fillimisht Maguire.
“Është për atë, agjentin e tij dhe klubin për t’u marrë me të, por ne do ta mirëpresim atë përsëri”, përfundoi qendërmbrojtësi.
Trajneri i Leicester Cityt, Claude Puel ka thënë se ai do të “rivlerësojë Riyadin kur të hapë mendjen” pasi nuk arriti ta largojë dëshpërimin e tepërt pas dështimit të transferimit te City.
Ndryshe, në ditët e fundit u flit për një ofertë të fundit prej 65 milionë eurosh nga Qytetarët për algjerianin, teksa kjo ofertë u cilësua e pamjaftueshme nga Dhelprat. /Telegrafi/