Site icon Telegrafi

Maguire: Më kritikojnë sa për klikime dhe që jam kapiten

Anglia u mposht të premten mbrëma 1-0 nga Itali në kuadër të Ligës së Kombeve, duke rënë kështu në Grupin B.

Tre Luanët nuk dinë për fitore në pesë ndeshjes, derisa Harry Maguire vazhdon të jetë lojtari më i kritikuar jo vetëm në kombëtare, por edhe te Manchester United.

Kapiteni i Anglisë dhe Djajve të Kuq beson se kjo gjë bëhet nga mediat vetëm për klikime dhe vetëm se është lider i klubit anglez.

Lexo po ashtu Tifozët e Anglisë e duan shkarkimin e Southgate para Katarit - madje kanë gjetur edhe zëvendësuesin e tij

“Unë ndihem mirë, në formë dhe i gatshëm për të luajtur”, ka deklaruar fillimisht mbrojtësi anglez.

“Nuk e di pse flasin kaq shumë për formën time, në verë isha autor i tre paraqitjeve pozitive për Anglinë, zhvillova edhe një fazë përgatitore shumë të mirë”.

“E di, Ten Hag më uli në stol në një ndeshje të Manchester United dhe skuadra filloi të fitoj më pas, por unë po punoj që të rikthehem titullar dhe të jem i gatshëm kur të më jepet mundësia”.

Lexo po ashtu Mancini thotë se Anglia mund ta fitojë Kupën e Botës

“Dua vetëm të ndihmoj skuadrën. Unë nuk merrem me atë që flasin njerëzit, mendoj se trillojnë për mua pasi jam kapiteni i Manchester United dhe përbëj lajm”.

“Kjo është arsyeja, e bëjnë gjithçka për klikime, por mos harroni unë isha pjesë e skuadrës më të mirë në Europian”, u shpreh  më tutje Maguire. /Telegrafi/

Exit mobile version