Mbrojtësi i Leicester Cityt, Harry Maguire ka pranuar se do të ishte e vështirë për atë që të shmangte mundësinë për të luajtur në nivelin më të lartë.
Manchester United u vërsul pas Maguires në afatin e verës pas paraqitjeve mbresëlënëse të tij në Kupën e Botës me Anglinë.
‘Dhelprat’ ndalën këtë interesim dhe 25-vjeçari nënshkroi një zgjatje të re pesëvjeçare të kontratës me një rritje të konsiderueshme të pagës së tij.
Por, kur u pyetën për ndjekjen e një prej klubeve “gjigante” të futbollit, Maguire deklaroi se do të ishte e vështirë ta refuzonte.
“Po, sigurisht që do të ishte e vështirë ta refuzoja mundësinë”, ka thënë fillimisht Maguire për BBC Sport.
“Unë jam një lojtar ambicioz. Nëse nuk jeni futbollist ambicioz, ju jeni në një lojë të gabuar”.
“Gjithkush dëshiron të luajë në nivelin më të lartë, gjithkush dëshiron të luajë në turnetë më të mëdha në botë, kështu që Liga e Kampionëve është një”, përfundoi anglezi.
Çmimi i mbrojtësit anglez mendohet të jetë mbi 70 milionë euro. /Telegrafi/