Harry Maguire e ka shijuar në start të fuqishëm në fanellën e Manchester United në Ligën Premier.
Me një presion të lartë mbi supet e tij shkaku që në këtë verë u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit, anglezi kaloi te Djajtë e Kuq nga Leicesteri për 87 milionë euro.
Maguire ishte lojtari i ndeshjes në fitoren 4-1 ndaj Chelseat në xhiron e parë të ligës angleze, mirëpo një buzëqeshje në fytyrë nuk e kishte gjatë përballjes së mbrëmshme kur barazuan 1-1 ndaj Wolverhampton anderers.
Mbrojtësi anglez kishte një pjesë të parë të mirë, mirëpo në të dytën, Raul Jimenez i Wolves i dha shkollë atij me driblimin që i bëri.
Maguire markonte gjatë gjithë kohës sulmuesin meksikan, mirëpo ky i fundit e la pas vetes me disa lëvizje.
Tashmë kanë filluar krahasimet në mes të Vrigil van Dijkut dhe anglezit, mirëpo holandezi nuk ishte dribluar asnjëherë në të gjitha garat gjatë gjithë sezonit të kaluar. /Telegrafi/
Raul Jimenez 🇲🇽 best weapon is his head. Not bad with his feet, look what he does to Harry Maguire. #Wolves pic.twitter.com/evN7nWHgtY
— Maximiliano Bretos (@MaxBretosSports) August 19, 2019