Telegrafi

Magjistralja Pejë – Prishtinë: Lëndohen rëndë tre persona në një aksident trafiku (Foto)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Pejë Prishtinë ku janë lënduar rëndë tre persona.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00, saktësisht në tatëpjetën e Dollcit, pesë kilometra larg Klinës.

Nga fotot që ka siguruar Klan Kosova shihet se në aksident janë përfshirë dy automjete.

Ata ka provuar të kontaktojë me policinë për të mësuar më shumë detaje, por zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës nuk ka qenë i qasshëm.