Site icon Telegrafi

Magjistralja Pejë-Prishtinë e kalueshme, kërkohet kujdes i shtuar në komunikacion

Pas reshjeve të vazhdueshme të borës, qytetarët mbrëmë kanë raportuar për vështirësi në qarkullim, ndërsa sot në orët e mëngjesit është raportuar se magjistralja Pejë-Prishtinë është e kalueshme, megjithëse kërkohet kujdes i shtuar.

Në këtë magjistrale raportohet për kolona për shkak të kujdesit të shtuar të drejtuesve të automjeteve në mënyrë që të evitohen aksidentet e mundshme.

Lexo po ashtu Bllokime rrugësh e aksidente pas reshjeve të borës - apelohet për kujdes

MI bën thirrje për kujdes të shtuar nga të gjithë shoferët gjatë vozitjes, në përputhje me rregullat e komunikacionit dhe kushtet atmosferike.

Përkundër angazhimit maksimal të 14 kompanive në 7 regjione dhe atyre që përkujdesen për autostradat, reshjet e vazhdueshme, shkaktojnë prezencë të borës në rrugë andaj luteni që të përshtatni shpejtësinë dhe të mbani distancën e duhur mes automjeteve gjatë lëvizjes. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version