Telegrafi

Magjia në saksi: Një lule e bukur që lulëzon deri në 75 herë, sjell gëzim në çdo shtëpi!

Vetë emri i lules na tregon se sa e veçantë është

Në morinë e luleve të pranverës, një lule që me siguri do t’ju tërheqë vëmendjen dhe që do ta dëshironi në shtëpinë apo kopshtin tuaj është amarillys .

Kjo bimë me qepujkë e ka origjinën nga rajoni tropikal i Amerikës dhe mbillet nga fillimi i nëntorit deri në shkurt, ndërsa lulëzon në maj dhe qershor, kështu që nëse mendoni se jeni vonë për ta mbjellë – ende keni kohë.

Amaryllis ka gjethe të ngushta, të gjata dhe një kërcell të drejtë, të fortë që ka lule të dukshme, të bujshme dhe të mëdha në formë hinke, transmeton Telegrafi.

Lulet e kësaj bime tërheqëse i gjeni në ngjyrë vjollcë, portokalli, të kuqe, të bardhë, si dhe në një variant me dy ngjyra , dhe një shumëllojshmëri e tillë e bën këtë bimë shumë tërheqëse.

Lexo po ashtu Tani është koha e duhur për të mbjellë lulen amaryllis: Si kultivohet në mënyrën e duhur në shtëpi dhe në ballkon!

Duke kryqëzuar varietetet në tregun tonë, mund të gjenden lloje të ndryshme në përmasa dhe forma, ndaj njihen forma mini dhe të larta, me lule dyshe ose teke.

Disa nga gjërat interesante në lidhje me lulen janë se vetë bulbi mund të zgjasë deri në 75 vjet, dhe disa specie kanë lule deri në gjashtë centimetra në diametër. /Telegrafi/