Telegrafi

Magjia Modric – me një lëvizje alla Ronaldinho e ç’orientoi lojtarin e Barcës (Video)

Se sa i rëndësishëm është Luka Modric për Real Madridin, kjo nuk ka diskutim.

Kontrollimi që ai bën në mesfushë është i niveleve stratosferike – qetësia që ai i jep ekipit të tij është tejet e zhurmshme nga publiku në festim të golave.

Një moment fantastik për Modricin u shënua në minutën e 24 të pjesës së parë, kur pasi ndali topin, me një lëvizje e ngriti atë teksa po hynte në duel Andre Gomes.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Real Madridi

Me një rotullim pas prekjes së magjishme të topit ai shmangu lojtarin kundërshtar duke nisur shpejt aksionin si një lider i vërtetë i mesfushës.

Modric po bën diferencën ne mesfushën ku po mungon Andres Iniesta. /Telegrafi/