Site icon Telegrafi

“Magjia” e periferisë së Tiranës

Magjia gjë gjendet në cepat e periferive të Tiranës, si në Baldushk, Petrelë, Fark apo Dajt, bëhet bashkë në ekspozitën “Motive tiranase” të piktorit Zaim Elezi, që është hapur në Muzeun Historik Kombëtar.

“E gjitha është ajo që ne nuk e shikojmë. Këto janë pika shumë të bukura edhe interesante, që mua më kanë nxitur jo vetëm t’i hedh në tablo, por edhe t’i dua. Motivet tiranase në veshje, dasmë, edhe shtëpitë karakteristike janë motive që më kanë frymëzuar”. shprehet piktori Elezi.

Artisti e ka bërë këtë zgjedhje jo për të përjashtuar qendrën e kryeqytetit apo zhvillimet që po ndodhin në të, por për dritën, ngjyrën edhe intimitetin që të falin këto peizazhe natyrore, të cilat mbartin në vetvete edhe një të shkuar, që ndryshe nga qendra, vështirë se tjetërsohet. /Report TV/

Exit mobile version