Telegrafi

Magic Johnson akuzohet se abuzoi me punonjësit në Lakers

Magic Johnson (Foto by Jayne Kamin-Oncea/Getty Images/Guliver)

Nuk kaloi shumë kohë për të pritur përgjigjen e Magick Johnsonit rreth akuzave për abuzimin e punonjësve gjatë një mandati dy-vjeçar presidencial në Los Angeles Lakers.

Legjenda e basketbollit vetëm disa orë pasi ESPN-i ka transmetuar një lajm për kaosin në klub rreth sjelljeve të pahijshme të legjendës së basketbollit amerikan, ka ardhur edhe reagimi i 59-vjeçarit.

“Unë kurrë nuk jam ulur në zyrën e Burimeve Njerëzore në 35 vjet, duke përfshirë edhe dy të fundit në Lakers. A me të vërtetë mendoni se Jeanie Buss (pronarja e Lakers) do të lejonte që t’i abuzoheshin punonjësit? Asgjë nuk ka ndodhur. Unë jam personi i cili lidh njerëzit rreth meje dhe e ngriti shpirtin e punonjësve. Nuk kam abuzuar, as nuk kam një vullnet të tillë”, tha Magic, i cili gjithmonë ka ndërtuar një imazh të mirë para publikut.

Magic Johnson (Foto by Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Historia e ESPN-së i referohet më shumë se njëzet ish-punonjësve, disa prej të cilëve kanë marrë sulme verbale dhe kanë pasur nevojë për medikamente kundër ankthit pas sjelljeve agresive dhe të dhunshme të Magicut.

“Jam një djalosh i cili gjithmonë do ta thotë të vërtetën. Shumë punonjës nuk e pëlqejnë atë që unë kërkoi prej tyre në mënyrë që të jenë më përgjegjës. Kjo ishte puna ime. A më është dashur t’i largoj disa prej tyre prej punës? Po. Ne kishim nevojë për ndryshim”.

Lexo po ashtu Magic Johnson largohet nga Lakers: Askush më parë nuk ma ka ngulitur thikën pas shpine

“Askush nuk është ankuar për trajtime të këqija në adresën time. Kurrë. Unë e di të vërtetën. Jeannie e di të vërtetën. Po t’i kisha trajtuar keq, ajo do të më ftonte në zyrën e saj”, përfundoi Magic dhe theksoi se nuk do të fliste më publikisht për Lakersat deri më 1 korrik, kur ka planifikuar një paraqitje të re. /Telegrafi/