Telegrafi

Magdalena Andersson jep dorëheqjen, pak orë pasi u votua si kryeministrja e parë femër e Suedisë

Vetëm disa orë pasi u votua si kryeministrja e parë femër e Suedisë, Magdalena Andersson ka dhënë dorëheqjen.

Kjo është bërë e ditur nga media të huaja, botërore, të cilat shkruajnë se arsyeja ishte një mosmarrëveshje për planet buxhetore të koalicionit të tyre të pakicës, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Magdalena Andersson është zgjedhur kryeministre e Suedisë pasi mori miratimin nga parlamenti, duke u bërë kështu kryeministrja e parë femër në vend; duke zëvendësuar Stefan Lofven si lider të socialdemokratëve të qendrës së majtë.

Lexo po ashtu Suedia zgjedh kryeministren e parë grua

Suedia është i vetmi vend nordik që nuk ka zgjedhur kurrë më pas një grua si udhëheqëse kombëtare.

Zhvillimi shënoi një moment historik për Suedinë, e parë për dekada si një nga vendet më progresive të Evropës, kur bëhet fjalë për aspektin gjinor, por që ende nuk kishte një grua në postin kryesor politik.

Një ish-kampione noti për të rinj nga qyteti universitar i Uppsala, ajo filloi karrierën e saj politike në vitin 1996 si këshilltare politike e kryeministrit Goran Persson. /Telegrafi/