Telegrafi

“Mafioza” i bën bashkë Melindën dhe Skerdin, klipi lansohet ‘së shpejti’

(Foto: Instagram/melindaademi)

Melinda Ademi dhe Skerdi Ago janë në realizim e sipër të projektit të ri muzikor, të cilin do ta lansojnë në një të ardhme të afërt.

Dy këngëtarët përmes profileve respektive në rrjetet sociale i kanë njoftuar fansat për këngën e re.

Duke publikuar pamje nga xhirimet e videoklipit, ata kanë paralajmëruar se do të sjellin një nga hitet e kësaj vere.

(Foto: Instagram/melindaademi)

Realizimi i ri muzikor mban titullin “Mafioza” dhe pritet të pëlqehet nga fansat e dy këngëtarëve.

Lexo po ashtu Përmes imazheve provokuese, Melinda njofton se është në përgatitje të këngës së re

Bashkëpunimi me Bardhin, “Ferrari”, është ndër realizimet më të fundit muzikore të Melindës i publikuar para dy javësh dhe që numëron shtatë milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/melindaademi)

 

(Foto: Instagram/melindaademi)