Telegrafi

Maestro reagon pas përjashtimit të Eglës nga BBVA: Uroj që ende të jesh në punë, kur dola unë nga ajo shtëpi e gjeta veten në rrugë

Armaldo Kllogjeri ka qenë pjesë e Big Brother VIP në edicionin e dytë të këtij reality shou.

Maestro, siç njihej nga të gjithë, u pëlqye tejet shumë nga publiku për lojën që zhvilloi brenda.

Ish-konkurrenti sot (e diel) ka bërë një reagim pas përjashtimit të Egla Cenos nga ky format.

Foto: Screenshot/Instagram

“Ah moj Egla, uroj që ende të jesh në punë në Teatër, tani që dole nga BBV3, sepse unë kur dola nga ajo shtëpi e gjeta veten në rrugë”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Egla Ceno

Kjo mbase për shkak të lojës së egër që zhvillohet brenda, debateve e eskalimeve që bëhen.

Egla në ndërkohë u përjashtua nga ky format për shkak të sjelljes së saj të fundit, por edhe për ofendimet që ka bërë.

Veç Eglës, e fundit që u largua nga BBVA është aktorja Julia Iliriani. /Telegrafi/