Telegrafi

Mads Mikkelsen mund ta zëvendësojë Johnny Deppin në filmin “Fantastic Beasts 3”

(Foto: Warner Bros/Instragram)

Mads Mikkelsen, i njohur për rolet e tij në filmat “Hannibal” e “Doctor Strange”, është në bisedime që të marrë rolin e Gellert Grindelëald në vazhdimin e tretë të filmit “Fantastic Beasts”.

Këtë rol është dashur ta luante Johnny Depp, mirëpo hamshori hollivudian është detyruar të heqë dorë nga ky projekt.

Depp ka luajtur në dy filmat e mëparshëm, mirëpo pasi e humbi procesin gjyqësor për shpifje ndaj The Sun lidhur me keqtrajtimin e ish-bashkëshortes Amber Heard, Warner Bros i ka kërkuar që të tërhiqet nga roli.

Për vazhdimin e tretë, ai e ka xhiruar vetëm një skenë, ndërsa tash, sipas Variety, flitet se Mikkelsen do të jetë magjistari i errët në filmin e bazuar në veprën e autores J. K. Rowling.

Premiera e filmit “Fantastic Beasts 3” është caktuar për verën e vitit 2022. /Telegrafi/