Site icon Telegrafi

Madonna vjen me foto lakuriq: Kështu pozova kur isha 19-vjeçare për të paguar qiranë e banesës

attends the Billboard Women in Music 2016 event on December 9, 2016 in New York City.

Në vitin 1989 ajo pushtoi botën dhe pothuajse të gjitha koleget e saja po ndjekin hap pas hapi karrierën e këngëtares.

Ajo bëri gjithçka – doli e zhveshur në skenë, masturboi në publik, dashuroi gratë e të tjerëve, mbante flamujt e vendeve pritëse, flirtoi me kishën, kryqëzoi personalitete, mbështeti homoseksualët, adoptoi fëmijë nga vendet e varfra dhe shumëçka tjetër.

Bëhet fjalë për Madonnën, e cila herë pas here u kthehet imazheve dhe videove të kohës kur ishte shumë e re në moshë.

Bukuroshja së fundi ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, e cila i takon kohës kur biondina kishte 19 vjet.

“Në moshën 19-vjeçare. Nxënëse e Martha Graham School of Dance. Modele e Art Schools për të paguar qiranë e banesës”, ka shkruar ndër të tjerash këngëtarja.

Lexo po ashtu Urime ditëlindjen e 60-të: Si u bë Madonna, mbretëreshë e të gjitha mbretëreshave?

Madonna shihet teksa pozon lakuriq gjersa flokët i kishte dredha dhe ngjyrë natyrale- e zezë.

Ndryshe, 60-vjeçarja po vazhdon të mbajë koncerte anembanë botës si dhe është përkushtuar jetës familjare. /Telegrafi/

Exit mobile version