Këngëtarja e famshme, Madonna, është e njohur si bamirëse e madhe.
Ajo së fundmi ka vendosur që të hap një akademi futbolli në Malawi, Afrikë.
Ky shtet nuk është i panjohur për ikonën e muzikës, pasi e njëjta ka adaptuar gjashtë fëmijë nga ky vend në vitin 2006, kur kishte shkuar për një iniciativë bamirëse.
Për të hapur këtë akademi futbolli, Madonna është frymëzuar nga djali i saj, Davidi, i cili luan futboll me grup-moshat e reja të klubit të Benficas.
“Është ideja e David që ne të ndërtojmë një akademi futbolli” ka thënë Madonna për Associated Press.
Ndërkohë, edhe zyrtarët e vendit në Malawi janë shprehur të lumtur që dikush ka treguar gatishmërinë për t’i ndihmuar ata.
“Ne jemi të emocionuar me këtë dritare të mundësive që po lind. Do të plotësonte kërkesat tona që të themelojmë një akademi futbolli në vendin tonë” tha kryetari i Federatës së Futbolli Malawian, Walter Nyamilandu.
“Ne i prezantuam propozimin tonë për akademinë Madonnës dhe ata janë të kënaqur me këtë” përfundoi Nymailandu. /Telegrafi/