Site icon Telegrafi

Madonna përplaset me Dolce & Gabbana

Madonna është deklaruar rreth skandalit të fundit të shkaktuar nga komentet e disenjatorëve italianë, Dolce and Gabbana, duke iu thënë atyre “të mendojnë para se të flasin”.

Në rrjetin social Instagram, ylli i hitit “Living for Love” e postoi një fotografi të reklamës së saj për këtë markë, të cilën e ka bërë në vitin 2010, dhe ku ajo shihet me një foshnje në duar, transmeton Koha.net. Dhe poshtë fotografisë shkruhej: “Nuk ka asgjë sintetike rreth një shpirti!!! Kështu që si mund të jeni kundër fekondimit artificial dhe shtatzënisë përmes nënave surrogate?”.

Madonna nuk është e famshmja e vetme, e cila ka ngritur zërin kundër komenteve të disenjatorëve Dolce & Gabbana, të cilët fëmijët e çifteve të të njëjtit seks i kanë quajtur “fëmijë sintetik”. Kundër këtyre deklaratave janë deklaruar edhe Elton John, Victoria Beckham, Ricky Martrin etj. /Telegrafi/

Exit mobile version