Site icon Telegrafi

Madonna përkrah muslimanët: Franca sikur Gjermania Naziste

Pop mbretëresha, Madonna, ka komentuar mbi qëndrimin e saj të fundit në Francë.

Madonna ka pasur fjalë të ashpra për Francën, që dikur ajo thotë se ka qenë vend i kulturës, por që nuk është më sipas saj.

“Ne po jetojmë në kohëra të çmndura. Këtu (Francë) ndihem si në Gjermaninë Naziste”.

“Ishte një vend i pëlqyer nga të gjithë dhe që enkurajoi liri në secilën formë dhe konturë”.

“Tani kjo ka marrë fund. Franca ishte dikur vendi që ka pranuar njerëz të të gjitha ngjyrave dhe ishte një vend ku artistët e rrezikuar gjenin vend. Kjo ka marrë fund”, u shpreh Madonna.

Albumi i 13-të i Madonnas, Rebel Heart, lansohet më 6 mars.

Deklarata e Madonnas vjen pasi muslimanët u akuzuan për vrasjet terroriste të Charlie Hebdo ku edhe në Francë nuk ekziston më mjedis i sigurt për muslimanët dhe njerëzit në ngjyrë. /Telegrafi/

Exit mobile version