Telegrafi

Madonna guxon të pozojë e zhveshur në moshën 61 vjeçare

Madonna (Foto: Jason Merritt/Getty Images/Guliver)

Diva e muzikës pop, Madonna, është e njohur për thyerjen e vazhdueshme të barrierave, ndërsa ajo vazhdon ta bëjë të njëjtën gjë edhe në ditët e sotme.

Këngëtarja e famshme ka ditur të shfaqet provokuese gjatë karrierës së saj, si në videoklipet muzikore, ashtu edhe në filmat që i ka xhiruar.

Kësaj radhe, 61-vjeçarja ka ardhur me një pozë para pasqyrës, në të cilën ka pozuar krejtësisht zhveshur në pjesën e sipërme, derisa poshtë ka pasur vetëm brekë.

Lexo po ashtu Si do të dukeshin 10 femrat e famshme të Hollywood-it nëse do plakeshin në mënyrë natyrale

Fotografia e publikuar në profilin e saj në Instagram ka marrë qindra mijëra pëlqime nga fansat e Mbretëreshës së muzikës pop.

Shumë prej tyre e kanë komplimentuar për figurën e admirueshme trupore, përkundër moshës që ka. /Telegrafi/