Site icon Telegrafi

Madonna flet në skenë për sulmet në Paris, nuk i ndal lotët (Video)

Këngëtarja me renome botërore, Madonna, doli para fansave të saj duke pranuar se ndjehet “e trazuar” nga sulmet e tmerrshme që kanë ndodhur në Francë.

Madonna është përlotur në skenë duke mbajtur një fjalim vërtet emocionues gjatë koncertit të saj të mbrëmshëm, në Stokholm të Suedisë, dhe nga fansat e saj kërkoi një minutë heshtje në nder të viktimave të sulmit terrorist në Paris.

“Kërkoj një minutë heshtje nga ju në nder të tragjedisë”, tha ajo duke marrë më pas duartrokitje.

“Vrasje tragjike dhe përfundim i pakuptimtë i jetës së çmuar kanë ndodhur mbrëmë në Paris. Ky lajm më ka trazuar tërë ditën. Dhe ishte me të vërtetë shumë vështirë duke parë tërë ato skena, prandaj ndihem e thyer në shumë forma. Pse unë jam këtu në skenë duke vallëzuar e duke u kënaqur kur njerëzit janë duke vajtuar teksa i kujtojnë të afërmit e tyre të vdekur?”, u shpreh ylli i popit, transmeton Koha.net.

“Kjo është pikërisht ajo çfarë duan këta njerëz të bëjnë, ata duan të na mbyllin, ata duan të na heshtin. Por nuk do t’i lejojmë”, ka thënë Madonna duke fshirë lotët.

“Nuk ka asnjëri në këtë botë i cili ka të drejtë që të na ndalojë çfarë dëshirojmë të bëjmë”, përfundoi ajo.

Exit mobile version