Telegrafi

Madhështore, tifozët e Galatasarayt e ndezin atmosferën kur “Perandori Terim” futet në stadium për festën e titullit

Fatih Terim (Foto: Galatasaray SK/Twitter)

Trajneri i njohur turk, Fatih Terim, është shumë i dashuruar nga tifozët e skuadrës së Galatasarayt.

Galatasaray ka fituar gjatë javës së kaluar titullin kampion në Superligën Turke pas një gare të ashpër me Istanbul Basaksehir deri në javën e fundit.

Ky ishte titulli i 22-të në histori të ‘Cim boom’ duke qenë edhe klubi më i trofeshëm në Turqi.

Megjithatë, një meritë shumë të madhe për titullin e sivjetmë, por edhe për shumë tituj të Galatasarayt është trajneri turk, Fatih Terim.

Festa e Terim së bashku me lojtarët e Galatasarayt

I njohur ndryshe si ‘Imparator’ apo ‘Perandori’, Terim ka fituar plot tetë tituj të Ligës, një Ligë të Evropës, tri Kupa të Turqisë dhe katër Superkupa.

Trofetë e shumtë të fituar me klubin nga Stambolli kanë bërë që Terim të jetë njëri nga njerëzit më të dashur të tifozëve të Galatasarayt.

Dashurinë e tyre të madhe për Terim, tifozët e Galatas e kanë treguar edhe në festën e tyre të fundit për titull, ku i kanë bërë një pritje madhështore.  /Telegrafi/