Sunny Hill Festival ka hyrë në fazën e fundit të tij dhe tashmë janë ndërtuar kujtimet e paharruara.
Ishte mbrëmja e dytë e hip hopit ajo që jashtëzakonisht shumë argëtoi të pranishmit.
Kjo pasi performuan disa prej yjeve më të mëdha të skenës vendore, si Lyrical Son, Ledri Vula dhe MC Kresha.
Teksa PINT krijuan atmosferë impozante me performancën “LIVE” duke elektrizuar shumë të pranishmit, ajo që ishte madhështore ishte performanca e hitit “Princess Diana”.
Ky projekt i dalë nga Redbox me producent Big Bang u performua nga të mbi 10 mijë të pranishëm në Parkun e Gërmisë.
Ledri dhe Lyrical Son nxitën masën dhe në një panoramë të bukur i gjithë publiku me telefonët në duar këndoi hitin e madh duke krijuar një atmosferë të paharrueshme.
Vet Ledri u shpreh tejet i emocionuar pas kësaj performance.
“Faleminderit për dashninë dhe mbështetjen që na e keni dhënë mbrëmë. Një prej atyre netëve që s’do të harrohen”, u shpreh Ledri Vula në Instagram.
Ledri po ashtu performoi këngën e tij të re me Gashin, që po ashtu i pëlqeu mjaft shumë publikut. /Telegrafi/