Site icon Telegrafi

Maddison akuzon Manen për simulim tek penalltia e fitores së Liverpoolit

Mesfushori i Leicester Cityt, James Maddison ka thënë se Sadio Mane u rrëzua  shumë lehtë për të fituar penalltinë e “e butë” të Liverpoolot.

Livverpooli arriti të marr fitoren e tetë me radhë në Ligën Premier, pasi mposhti me rezultat 2-1 Leicester Cityt.

Megjithatë, kjo fitore erdhi mes shumëve vuajtjeve për Reds, pasi goli i fitores u shënua vetëm në minutat shtesë nga penalltia.

Lexo po ashtu Liverpooli vazhdon i pamposhtur në Ligën Premier, fiton edhe ndaj Leicesterit

Marc Albrighton pati kontakt me Mane dhe sulmuesin senegalez e hodhi veten në mënyrë dramatike në terren.

James Milner konvertoi goditjen në gol, por golashënuesi i Dhelprave, Maddison mendon se Mane u rrëzua lehtë.

Lexo po ashtu Liverpooli mori fitoren e 17-të radhazi në Ligën Premier, gati të thyhet rekordi i Man Cityt për serinë më të gjatë

“Ishte penallti shumë e butë. Kontakti nuk garanton rrëzimin e Manes”, ka thënë MAddison.

Vendimi i gjyqtarit Chris Kavanagh nuk u mohua as nga VAR-i dhe Milner shënoi për të ruajtur fillimin e përkryer të sezonit të Liverpoolit. /Telegrafi/

https://twitter.com/thisisChristof/status/1180758720474750976

Exit mobile version