Site icon Telegrafi

“Mad Ting” nga S4MM arrin një milion për një javë

Reperi i ri, S4MM, ka publikuar vetëm një javë projektin e ri të tij.

“Mad Ting” u prit shumë mirë nga publiku dhe arriti një milion klikime.

Reperi këtë shifër të dëgjueshmërisë e arriti për një javë në rrjetin social YouTube.

Nuk ka dyshime tashmë që reperi tetovar është shumë i dashur dhe ka krijuar bazë të konsiderueshme të fansash.

Në këtë këngë S4MM madje thumbon rivalin e tij Feron mes rreshtave.

Kënga është krijuar nga Don Gima dhe Butrint Buçinca e Buja.

Videoklipi është realizuar nga Grandmedia dhe Don Gima. /Telegrafi/

Exit mobile version